Biznesmeni Rezart Taçi dhunon gazetarin Mero Baze
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në orët e vona të natës në zonën e ish-bllokut
Dhunohet në mjedise publike gazetari i njohur Mero Baze. Agresori ka qenë biznesmeni Rezart Taçi, pronari i ARMO-s, i akuzuar kohët e fundit nga media dhe administrata tatimore për evazion fiskal. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 23.00 tek mjediset e një lokali në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Sipas dëshmitarëve, biznesmeni Taçi, nën shoqërinë e truprojave të tij, ka shkuar në tavolinën ku ndodhej Baze bashkë me disa kolegë të tjerë, dhe e ka sulmuar me fjalë fyese, dhe më pas e ka dhunuar edhe fizikisht. Sipas dëshmive, Taçi së bashku me tre persona të tjerë, të cilët dyshoheshin se ishin truprojat e tij kanë dhunuar brutalisht gazetarin Baze, i cili ka marrë dëmtime të shumta në trup. Ai më pas është dërguar me urgjencë në drejtim të “Spitalit Ushtarak në kryeqytet ku ka marrë edhe ndihmën mjekësore. Sipas dëshmive Taçi së bashku me truprojat e tij e ka goditur Bazen në mënyrë të njëanshme. Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe gazetarë të tjerë të njohur si Arban Hasani, Andi Bushati, etj.. Në këtë moment, gazetarët e tjerë kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të policisë për të zgjidhur konfliktin. Madje, ata kanë dhënë dëshminë për dhunën e ushtruar ndaj kolegut të tyre.
Në emisionin investigativ që drejton gazetari Baze ka pasur disa të dhëna që hedhin dyshime për evazion fiskal nga kompania e Rezart Taçit. Këtyre dyshimeve, kohëve të fundit iu bashkuan edhe deklaratat e drejtorit i ri të ndërmarrjes shtetërore të naftës “Albpetrol”, Ferdinand Murati, i cili është shprehur se kompania ARMO, i ka borxh miliona euro kompanisë shtetërore. Një situatë e tillë ka vënë në vështirësi “Albpetrolin”, i cili kohët e fundit ka pasur vonesa në pagesat e pagave dhe sigurimeve të punonjësve të saj.
Gazetari Mero Baze është vënë nën shënjestër të sulmeve dhe presioneve nga qeveria kohët e fundit. Qeveria ndërpreu në mënyrë të njëanshme kontratën me gazetën Tema për mjediset që kishte marrë me qira. Për pasojë, policia nxori jashtë stafin e gazetës dhe i mori ambientet për përdorim nga Ministria e Brendshme. Ndonëse ka fituar gjyqin, qeveria ende nuk i ka kthyer mjediset gazetës “Tema”. Më 31 dhjetor të vitit të kaluar, persona ende të paidentifikuar nga policia, i vunë zjarrin makinës së gazetarit Baze. Gazeta Tema, por edhe emisioni investigativ “Faktori Plus” kanë qenë kritikë ndaj qeverisë dhe lidhjeve të kryeministrit apo familjarëve të tij me biznese të caktuara.
Baze, bën kallëzim penal në polici
Pas incidentit të ndodhur dje, gazetari Mero Baze ka depozituar kallëzim penal në Polici ndaj Rezart Taçit, të cilin e ka akuzuar për ushtrim dhune. Ai ka bërë depozitimin e kallëzimit penal në një nga rajonet e Policisë, menjëherë pasi ka marrë ndihmën e parë në Spitalin Ushtarak.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë: Do procedojmë ndaj autorëve
Lajmi për dhunimin e gazetarit Mero Baze është konfirmuar dje nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Hysni Burgaj. Burgaj së bashku me nëndrejtorin e Përgjithshëm të Policisë Tonin Vocaj kanë shkuar dje në orët e vona të natës në spitalin Ushtarak, ku kanë vizituar gazetarin Baze dhe kanë kontaktuar me të. Gjatë një prononcimi mediatik, Burgaj tha se Baze është goditur nga katër persona me sende të forta në kokë dhe se më pas është dërguar në spital për të marr mjekim për plagët e shkaktuara. Burgaj tha se Policia ka marrë në shqyrtimin kallëzimin penal të depozituar nga gazetari Mero Baze, dhe se menjëherë pas kësaj do të nisë procedimi ndaj autorëve. “Baze është goditur nga katër persona me sende të forta me kokë. Jemi duke marrë denoncimin e Bazes. Pas denoncimit do të procedojmë ndaj autorëve”, u shpreh Burgaj.
3 Nentor 2009