E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesmeni grek paditet per vjedhje energjie

Korce - Nje investitor grek ne qytetin e Korces perfundoi ne gjykate, i akuzuar per vjedhje te energjise elektrike. Ndeshkimeve te rrepta te KESH-it nuk i ka shpetuar edhe nje shtetas grek, qe ka investuar prej vitesh ne kete qytet, por qe dyshohet se ne aktivitetin e tij ka abuzuar me vjedhje te energjise elektrike. Kostandinos Efrimidhis, perfaqesues i firmes private te prodhimit te pijeve freskuese "Xhoi Florina" eshte ne nje proces gjyqesor ne gjykaten e Faktit ne Korce, si i paditur nga KESH-i per vjedhje te energjise elektrike. Burime nga Gjykata e Faktit thane se procesi ndaj shtetasit grek Kostandinos Efrimidhis, si perfaqesues i firmes se prodhimit te pijeve freskuese, ka filluar qe ne muajin shtator te ketij viti. Sipas te dhenave, filiali i KESH-it ka konstatuar vjedhje te energjise nga ana e firmes private dhe per kete e ka ndeshkuar fillimisht me gjobe. Ndonese eshte paguar detyrimi qe KESH-i ka vene per firmen private me investitor grek, eshte ngritur edhe padia ne gjykate per vjedhjen e energjise. Per shkak te procesit gjyqesor ne vazhdim, burimet e gjykates nuk pranuan te bejne te ditur vleren e demit qe mund te kete shkaktuar firma private.
G. Ashimi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›