E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakujdesia e rojes, digjet impianti i bitumit

ELBASAN - Zjarr i shkaktuar nga pakujdesia dogji plotesisht mengjesin e djeshem godinen ku perpunohet bitum, e cila ndodhet ne fshatin Hajdaran, rreth 3 km larg qytetit te Elbasanit. Burime nga vendngjarja saktesuan se nderhyrja e tre makinave zjarrfikese ka shmangur perhapjen e flakeve ne banesat dhe objektet qe ndodheshin aty prane. Policia e Elbasanit beri te ditur dje se, nga hetimet paraprake rezulton se zjarri eshte shkaktuar nga pakujdesia e rojes se objektit, i cili rreth ores 04:00 te mengjesit ka ndezur nje zjarr per t'u ngrohur, shume prane boteve me solar. "Flaket qe perfshine botet me solar kane qene te medha dhe ato rrezikuan perhapjen ne banesat qe ndodheshin prane", thane burimet e policise. Pas nje operacioni qe ka zgjatur tre ore, forcat e repartit zjarrfikes kane mundur te lokalizojne flaket. Godina, ku prej me se nje viti perpunohet bitum, ka sherbyer me pare si fabrike mielli.
F.S

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›