E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesmeni kosovar që çmendet mbas Elvanës

Nga Express më 10 shtator 2011 në ora 14:25

Duket se karriera e mirë në muzikë dhe performancat e saj skenike të komentuara si “sexy”, e kanë kthyer Elvanën në femrën e lakmuar jo vetëm brenda Shqipërisë, por dhe jashtë saj.

Edhe pse ajo së fundi i ka dhënë fund fejesës nga Rogerti, ndërkohë që nuk kanë munguar thashethemet për një histori dashurie që ajo po jeton me Flori Mumajesin, shohim se një djalë tjetër i ka vënë syrin Elvanës.

Panorama Plus ka arritur të sigurojë foto ku ata kanë pozuar pa problem, në një moment pushimi pas koncerteve të saj në diasporë.

Djali që shihni, dhe që nuk e fsheh afeksionin ndaj këngëtares quhet Gazi, është me origjinë nga Vushtrria e Kosovës dhe jeton në Suedi. Për të nuk kemi shumë informacion të detajuar, por dihet që jeton në Malmo të Suedisë, ku merret me organizimin e koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore në të gjithë vendet skandinave.

Disa të njohur të këngëtares tregojnë se ata të dy njihen prej një viti, por duke qenë se Elvana ka pasur një lidhje shumë të gjatë, Gazi në këtë rast nuk ka dashur të ndërhyjë dhe të prishë lidhjen e tyre, edhe pse ka ekzistuar një simpati nga ana e tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›