Trotuaret e “pushtuara”, Tirana aty ku ligjin e bëjnë mbeturinat

Shitja e tregëtarëve ambulantë, të cilët zhvillojnë aktivitetin e tyre në trotuare, në Tiranë vazhdon të mbetet sërish një problem serioz. Në qëndër të bllokut, në një nga zonat më të frekuentuara, trotuaret janë zënë nga tregëtarët me produktet e tyre, të cilët përpiqen që t`i ekspozojnë për klientët, sa më shumë.
Kalimtarët shprehin shqetësimin e tyre lidhur për këtë fakt, megjithëse pranojnë se ata, herë pas here janë edhe blerësit e tyre.
Policia bashkiake kohët e fundit ka ndërrmarrë disa aksione për të zbrazur hapësirat publike, aksione të cilat kanë rezultuar të sukseshme. Por tregëtarët vazhdojnë të shesin fruta-perimet e tyre, pa u shqetësuar.