Gyan huazohet në Al-Ain

Nga Express më 10 shtator 2011 në ora 19:20
Sunderland ka konfirmuar se Asamoah Gyan është transferuar te klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al-Ain në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit.
Të dy klubet kanë njoftuar për arritjen e marrëveshjes për kalimin e yllit ganez në Lindjen e Mesme.
Gyan tashmë ka nënshkruar kontratën me Al-Ain dhe të premten u nis për në Azi.
“Kushdo që ka parë Gyanin duke luajtur e vëren se ai nuk ka qenë vetja e tij në muajt e fundit. Opsioni i huazimit i përshtatet të dyja palëve” tha menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce.