E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesmeni me “Porche” të blinduar

 

TIRANE – Viktima e vrasjes së dyfishtë Elton Deliu kishte vendosur një regjim supermasash me qëllim sigurimin e jetës së tij të vënë në rrezik serioz disa herë nga atentatet e dështuara. Si pjesë e masave të sigurisë, mësohet se 32-vjeçari kishte blerë dhe mbante në përdorim tre automjete të ndryshme të blinduara, ndërsa kishte vendosur edhe katër roja personale, që mbulonin lëvizjet e tij dhe qëndrimin në apartamentet e ndryshme ku banonte. Sipas hetuesve më e veçanta nga masat e sigurisë që kishte marrë Deliu, ka qenë një automjet luksoz dhe i kushtueshëm “Porche Cayene” e blinduar, e vetmja e tillë në Shqipëri. Viktima ka pasur në përdorim edhe dy automjete të tjera, ndërsa sistemi i masave të sigurisë vazhdonte me kamerat, që ai kishte instaluar në pallatin ku banonte si dhe me faktin se 32-vjeçari zotëronte disa apartamente në zona të ndryshme, të cilat i vinte në përdorim për banim me qëllim humbjen e gjurmëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›