Berisha: Do fitojmë më shumë se 55% të votave më 8 maj
Të dy sloganet kanë origjinë autoritare. “Fajin e ka Saliu” vjen nga doktrina e të cilit, ideologjia të lejon të bësh gjykatësin, prokurorin dhe të gjitha sëbashku. “Rruga e vetme” në doktrinën totalitare është ajo e sistemit që falimenton. Nëse nuk ka këtë frymëzim, atëherë kjo përbën një fatalitet, pasi rruga e vetme është rruga pa kthim. Në të vërtetë, çdo njeri dhe çdo komunitet apo shoqëri, ka përpara më shumë se një rrugë dhe më shumë se një mundësi apo zgjidhje. Unë në të dyja aspektet mund të them se është e njëjta gjë.
Nëse i referohem kësaj frazeologjie, po përdor fjalën kala, që është Tirana, të cilën nuk po e merrni prej tre mandatesh. Keni ngelur në muret e kësaj kalaje.....
Përpjekjet për ta shmangur humbjen duhet të jenë dinjitoze. Qëllimi i kësaj fushate është Tirana dhe jo disfata e z.Rama. Dua të garantoj se qëllimi kryesor i kandidimit të z. Lulzim Basha për kryetar Bashkie të Tiranës është vendimi për t’i dhënë Tiranës njeriun më të përkushtuar, njeriun më me vizion. Për ta nxjerrë Tiranën nga stanjacioni i saj. Nuk jam këtu për tu ndalur në braktisjen që kryetari aktual i bëri qytetit, por jam këtu për të theksuar se, në rast se realisht Shqipëria po ecën drejt Europës në kuptimin e ndryshimeve, sot në Shqipëri ke edhe rrugë të standardeve europiane e madje edhe më të mira se në disa vende të rajonit. Në Shqipëri sot ke internet në të gjitha shkollat. Sot është bërë një ndryshim i madh në drejtim të turizmit dhe Shqipëria po kalon disa momente shumë të mira. Të kthehemi te Tirana dhe në fakt, a ngjason ky kryeqytet me vendin? Ne jemi për t’i ndryshuar gjërat.
Zoti Rama u ka akuzuar se keni penguar zhvillimin e qytetit z.Berisha....
Sot shqiptarët lëvizin dhe kanë lehtësi të krahasojnë. Duhet të vlerësojnë ritmet, pasi dëshpërim mund të ketë gjithsesi nga krahasimi. Çfarë ofron Tirana sot, të ngjashme me një kryeqytet europian përveç ndërtesave qeveritare? Në fakt nuk ofron, për fat të keq, asgjë.
Ofron fasada të ngjyrosura dhe jo si më parë, akse të zgjeruara dhe shesh që kur të bëhet do jetë interesant....
Bulevardet kanë ekzistuar dhe shqiptarët i trashëgojnë. Lana u kthye në situatën siç ishte para ndërtimeve në të. Tirana sot është të paktën tre herë me më shumë banorë sesa kishte në vitin 90. Çfarë ka shtuar, vetëm një gjë që bëri të themi një hap drejt Evropës. Kur them një standard, nuk marr të bëj vetëm gjërat estetike, pasi më të rëndësishme janë infrastruktura e qytetarëve. Nëse ju dilni jashtë akseve kryesore të qytetit, i gjeni rrugicat siç kanë qenë 100 vite më parë. Ky është i vetmi kryeqytet në Evropë pa transport publik. Linja që u grisin qytetarëve abonetë, nuk janë linja.
A i keni dhënë lekë z. Rama të bëjë transportin publik?
Mënyra më e mirë është partneriteti publik dhe privat. Ata që ndërtuan transportin model të Kopenhagenit u ofruan në Tiranë, por gjetën dyert e mbyllura. Tirana nuk e pranoi këtë. Cila është Tirana kulturore, duhet të më thoni ju mua? Tirana është kryeqyteti i vetëm në Europë, që në këto 20 vite ka humbur në mënyrën më të pafalshme hapësirat e gjelbra. Është bërë i vetmi kryeqytet pa një park lojërash për fëmijët.
Modeli që kanë krijuar kryekomunarët e PD, në rrethinat e Tiranës, nuk është më i mirë ama z. Berisha?
Nuk është ashtu. Farka po zhvillohet si një ndër lagjet më të mira. Shko në Petrelë dhe shikoje se si po zhvillohet. Nuk mund të thuash se u betonua Farka dhe Petrela. Ndryshimet janë thelbësore dhe në rast se sëmundja e Ramës pati pasoja, përgjegjësia kryesore i bie Ramës. Nuk mund të krahasohet kurrë komuna e Farkës dhe ndërtimet aty, me baterdinë e Tiranës. Më thoni, ku është zona industriale e kryeqytetit, pasi Kombinati ka qenë i Enver Hoxhës. Më thoni, me kë do bëj debat unë? Zoti Rama do bëjë debat me z. Basha, pasi ata dalin në garë. Nëse donte debat me mua, nuk shkonte të kandidonte për Bashkinë e Tiranës. Unë si kryetar dhe ai si kryetar, do vinim këtu të debatonim.
A jeni i gatshëm të përballeni me të?
Në çdo kohë, përveç kësaj kohe kur është kandidat për kryetar bashkie. Unë kam udhëhequr forcën time në beteja për zgjedhje dhe kam fituar.
Por tre herë nuk keni gjetur kandidatin ta mundni z. Rama?
E kemi mundur, bindshëm madje, në zgjedhjet kur mori kutitë me serial killer. Unë kam ardhur në vitin ‘58 nga Tropoja në Tiranë dhe kam gjetur një qytet, që sot e them me keqardhje se nuk është. Ata që e themeluan këtë qytet kanë qenë burra të mençur dhe arkitektë të mëdhenj. Ishte qytet me bulevardin më prestigjoz dhe lagjet e vjetra më interesante. Qyteti e humbi këtë gjatë qeverisjes socialiste. Idea e piramidave është ide e vjetër, sa janë të vjetër faraonët. Piramida përbën simbol të dominimit edhe së vdekuri. Nuk i mjaftonte piramida, por donte të bënte edhe bulevardin si të tillë. Ai ia kishte kërkuar këtë ide firmës që bëri studimin.
Pse nuk e zgjodhët në vitin 2007 z.Basha, përballë Ramës?
Ai ishte në atë kohë në një mision më të rëndësishmin e jetës sime. Rruga ishte korridori i kombit.
Ju keni thënë se e keni bërë ju dhe jo z.Basha?
Se kam thënë. Zoti Basha ka dhënë kontribut, e them me sinqeritet, pasi rruga kishte një mur armiqësie të pakapërcyeshëm deri në ato momente. Kishte kundërshtar të egër dhe nga më primitivët, që e shikonin ndërtimin e saj si një fatalitet për vendet dhe infrastrukturën e tyre.
Po kostoja e rrugës z.Berisha?
Ata nuk donin që shqiptarët të kishin një korridor, ashtu sikurse nuk donin pavarësinë e Kosovës një pjesë.
Kush nuk e donte?
Janë jo të paktë.
A ishin shqiptarë?
Shqiptarë, por edhe të huaj.
Pra vetëm për shkak të rrugës nuk e kandiduat?
Rruga ishte premtuar. Zoti Basha ka meritën e madhe që nuk u thye nga presionet më të fuqishme që u bënë mbi të. Në traditën e hershme, kur ke një borxh, vë një shenjë dhe ai vuri dy shenja, hartën e rrugës në tavolinë dhe hartën në murin e zyrës.
A mund ta vendosë edhe fotografinë e Tiranës, para dhe mbrapa, e vetëm ta shikojë?
Jo ai e ka në zemër Tiranën. Ai ka lindur në Tiranë dhe e njeh atë. Zoti Rama nuk po thotë “e para Tirana”, por po thotë “E para karrigia”.
Kur e kishit vendosur emrin e z.Basha si kandidat?
Nuk kam pasur asnjë emër tjetër ndërmend, përveç z.Basha, që prej zgjedhjeve të 2009. Zoti Basha, pasi përmbushi dhe përballoi presionin për rrugën, e ngarkova ministër të Jashtëm. Nuk isha i sigurt, që do merrnim dot vendimin për vizat, por z.Basha bëri gjithçka dhe ka kontributin e tij. Zoti Basha ka kontributin e tij personal për këtë dhe për rrugën.
Po duket sikur z.Basha ka qenë Kryeministër...
Secili mban vendin e vet. Kjo nuk do të thotë të mos vlerësoj kontributin e gjithë bashkëpunëtorëve të mi. Pa këtë kontribut, asnjë nga projektet e mia nuk do mund të bëheshin realitet. Vizat ishin reforma tërësore, por edhe diplomaci e ministrave të brendshëm. Vizat janë në tërësi vendim i ministrave të Brendshëm dhe në mënyrë të zakonshme, ministrat e Jashtëm shpreheshin se ministri i Brendshëm vendos. Lulzim Basha, në një seri takimesh ndër më intensivet, luajti rolin më pozitiv për të bindur kolegët e tij, në vendimin që unë do të thosha është më i rëndësishmi që ka marrë Europa për shqiptarët.
Tani i ngarkuat një detyrë edhe më të vështirë..... PD ka humbur tre herë në Tiranë, z. Berisha
Lulzim Basha dhe Sali Berisha kanë për qëllim të bëjnë për Tiranën atë që ajo e meriton. Mos mendo ti se ndjehem mirë të shkoj në skajet më periferike të vendit, që inauguroj rrugë e ujësjellës, ndërsa në zemër të Tiranës ka rrugë e rrugica që nuk i gjen në asnjë qytet tjetër në atë gjendje.
Ju keni bllokuar buxhetin z. Berisha.....
Në asnjë mënyrë. Ne kemi gjetur grantin e qeverisë 7 miliardë lekë dhe tani është 35 miliardë lekë. Sot kemi një raport shumë herë më të mirë sesa ai që ishte dhe që duhet përmirësuar.
Po nëse qytetarët do votojnë sërish për z. Rama?
Lerë, mos bëj shaka.
Po nëse i kthen zgjedhjet politike?
Unë të garantoj se, unë do t’i bëj zgjedhjet për qytetarët. Këto janë një shans për qytetarët. Ju e shikoni fushatën si arenë ndeshjeje, por e vërteta është se ajo është vetëm ana vizive, pasi fushata ka edhe një aspekt tjetër të mrekullueshëm, e cila të bën të mobilizohesh me gjitha forcat, që të kuptosh sa më shumë, të prekësh sa më shumë. Këtë fushatë, fund e krye unë dhe mazhoranca do t’ia kushtojmë qytetarit.
Ka komente që thonë se z.Basha është një kopje e juaja e re.....
Ai vjen në politikë me një kontribut real. ???????????????????????????që për fat të keq. kundërshtari nëse i nxjerr z. Basha bojërat dhe fasadat. Nuk mund të them se nuk është një bojaxhi, nuk them dot që nuk janë ngjyra tani, pasi një praktikë me ngjyrat e ka. Dakord, unë nuk e qortoj pavarësisht se do t’i bëja ndryshe. Problemi është se z.Basha i del me tunelin dhe bashkimin e kombit. Ai del me bojëra, ndërsa z. Basha del me vizat. Zoti Rama ka meritën e bojërave, ndërsa Basha vizat. Ai e riktheu Lanën, siç ishte dhe mirë bëri. Po të jetë për tu ulur me vepra, z. Basha ulet dhe zoti Rama del një lloj liluputi. Nuk jam këtu për të bërë këto krahasime. por të garantoj qytetarët e Tiranës se preokupimi im nuk është kundër Ramës, por të bëjmë një Tiranë krejtësisht tjetër.
Po sikur të nxeheni e t’i ktheheni z. Rama, siç ju e keni zakon?
I pari është qytetari. Nuk dal nga kjo. Do shkoj në çdo komunë e bashki. Do përpiqem të identifikoj problemet. Në çdo vend, fshat, lagje e qytet, ka diçka specifike që mund të zhvillohet. Do përpiqem me të gjitha mundësitë e mia, t’i përdor për t’i mbështetur dhe fuqizuar.
Kush vjen në vend të z. Basha dhe Xhaferri. që u dorëhoqën për të kandiduar?
Çfarë pune ka kjo me fushatën .... Ata kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa z. Rama nuk u dorëhoq atëherë nga posti i ministrit të Kulturës. Ka një njeri, që kur ngjitet nuk shqitet nga politika dhe ai është Edi Rama. Unë kam qenë President dhe kam dhënë dorëheqjen, apo edhe ish-kryeministra të tjerë e kanë bërë këtë gjë. Unë e kuptoj, që kryetari i partisë duhet të kandidojë për Kryeministër, por jo ti ketë ai të gjitha.
Kur do t’i bëni ndryshimet. Para zgjedhjeve?
Shpresoj se po.
Zëvendësim ministrash apo ndryshim qeverie?
Se cila do të ndodhë, nuk them dot në këtë moment por vendet bosh nuk do të mbeten. Mazhoranca ka kuadro dhe personalitete të shquara.
Emrat i keni piketuar?
Këto pyetje nuk kanë asnjë lidhje me fushatën elektorale.
Kush quhet fitore e zgjedhjeve lokale për ju. Vota në rang vendi apo bashkitë kryesore?
Votën që e konsideron qytetari shqiptar. Ka votë në rang bashkish dhe komunash dhe jo në rang vendi.
Kush është fitorja?
Në radhë të parë, procesi i ndershëm, pa të cilin nuk ka fitore. Së dyti, fitore konsiderohet fitorja në shumicën dërrmuese të vendit, të votave të njësive vendore.
Të numrit të njësive apo totalit të votave. Në 2007 humbët gjithë bashkitë e mëdha?
Të gjitha sëbashku. Shqipëria ishte blu.
Sërish do quani fitore votën në rang vendi apo numrin e njësive?
Sigurisht që numrin e njësive, pasi Shqipëria është blu. Kësaj here pritet fitore e madhe. Kemi sondazhe dhe të gjitha të dhënat. Sondazhet thonë fitore e thellë. Unë “poll”- e konsideroj qytetarët. Koalicioni ynë ka 55% të votave të shqiptarëve. Unë them se votat do të shtohen. Aleanca e PS-së është aleanca e betonizimit të qyteteve. A mund të më tregosh një projekt mbresëlënës nga këta kryebashkiakë të PS-së, që kanë qeverisur në këto qytete.
A po konsultohet z.Basha me ndonjë kompani të huaj për fushatën?
Zoti Basha ka një kompani amerikane sepse ata janë magjistarët e fushatave elektorale, në kuptimin pozitiv të fjalës. Po të marrësh fushatat, ata japin kontribut botëror në marrëdhëniet publike të tyre.
Opozita ju akuzoi sot se po blini zgjedhjet me dollarë dhe euro false....
Zoti Rama, në vend që tu servirë qytetarëve projekte u ofron shpifje. Kur bëhet kjo në fushatë për zgjedhjet lokale, ti tregon se i fundit që të shkon ndërmend është qytetari.
Po ju akuzon opozita, se po blini mediat....
Kam 20 vite në këtë vend dhe atributi i kësaj partie që drejtoj është shtypi i lirë. Sot nuk ka një shqiptar apo media, që të thotë se kam bërë tentativën më të vogël për të ndërhyrë në politikën editoriale. Nuk më ka shkuar dhe as nuk më shkon ndërmend ta cenoj pavarësinë e medias.
Po për paratë publike që përdoren për spote elektorale, siç akuzon opozita?
Kjo praktikë që ndjek z.Rama, e nxjerr zbuluar. S’ka ç’tu thotë shqiptarëve se çfarë ka bërë dhe ju thotë përralla me mbret. Zotëria ka një institucion kontrolli në këtë vend, le t’i provojë. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës ka firmosur çekun e kompanisë së konsulencës për z. Rama. Kjo është e faktuar dhe ai ka përzier financat.
Opozita ju ka kërkuar garanci për zgjedhjet. A jeni gati t’i plotësoni?
Më 22 tetor kam ftuar z. Edi Rama dhe të gjitha forcat politike, ambasadorin e OSBE-së, përfaqësuesit e KE në një tryezë. Në mënyrën më të hapur, në atë tryezë i kërkova z. Rama të hartojë çdo amendament, çdo nen që dëshiron për të ndryshuar Kodin Zgjedhor dhe ta dërgojë në OSBE/ODIHR e pas opinionit të tyre ta votojmë pa kushte. Ai nuk e donte këtë, pasi donte zgjidhjen finale. Jemi tani në një moment tjetër, kur loja ka nisur dhe nuk ndryshohen rregullat në mes të lojës. Së dyti, institucionet ndërkombëtare janë shprehur kundër ndryshimit të rregullave të lojës në mes të saj.
A po manipulohen listat z. Berisha?
Absolutisht s’është e vërtetë, vetëm nëse i manipulon pushteti lokal dhe Tiranën e ka në dorë z. Rama.
Si e shikoni votimin në Himarë dhe kandidimin e Bollanos?
Gjithçka po zhvillohet në përputhje me ligjin.
A po ndihmoni Bollanon për t’u rizgjedhur?
Kemi kandidatin tonë. Kemi qenë në koalicion me PBDNJ dhe z. Dule doli nga koalicioni për arsyet e veta. Tani ka dalë vetëm me sa di unë. Ne kemi kandidatin tonë në Himarë dhe do mbështesim kandidatin tonë. Në një nga studiot televizive, kryetari aktual i Bashkisë së Himarës pohoi investimet e qeverisë. Kemi besimin se banorët e Himarës do japin besimin për kandidatin e Partisë Demokratike.