E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesmeni shkodran mashtroi me çeqe bankare

Korçë

Në janar të vitit 2010, Eduart Jaku arriti të mashtronte disa tregtarë korçarë, duke u lëshuar çeqe bankare false. I riu nga Shkodra prezantohej si biznesmen dhe lëshonte çeqe për marrjen e parave borxh, ose për pagesa të pashlyera. Ai prezantohej me emrin Eduart Dibra dhe arriti të mashtronte katër tregtarë korçarë. Më pas u zhduk dhe policia mundi ta kapë pas 5 ditë kërkimesh në një hotel të Pogradecit, bashkë me të dashurën e tij vlonjate. 26-vjeçari nga Bushati i Shkodrës deklaroi se gjithçka e kishte bërë për dashurinë, për t’i plotësuar dëshirat dhe kërkesat të dashurës së tij, së cilës i ishte prezantuar si biznesmen.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›