Mashtruesi italian, viktima dy kuçovarë dhe një bankë
Historia
Në maj të vitit 2009, Prokuroria e Beratit nisi hetimet në mungesë për biznesmenin italian, Vito Ludovico. Ai u denoncua për vjedhje me anë të mashtrimit nga dy ortakët e tij shqiptarë nga Kuçova. Ai u kishte premtuar të hapnin një biznes dhe pasi u ka marrë 4200 euro, është zhdukur. Ndërkohë, në muajin tetor të vitit të kaluar, policia e Durrësit nisi një tjetër procedim për italianin. Shkak është bërë kallëzimi penal i një prej bankave italiane me filial edhe në Shqipëri, që e akuzonte Ludovicon për tërheqjen e një valute prej 15 mijë eurosh, duke paraqitur dokumente të falsifikuara të plotësuara në Itali.
#