Bjellorusi, Gadafi vizitë zyrtare në Minsk
Minsk (start)-Lideri i Libisë Moamer Gadafi pasi një vizite relativisht të suksesshme në Rusi, ku nënshkroi disa marrëveshje të rëndësishme, do të udhëtojë sot për në Bjellorusi. Të hënën, Gadafi do të takohet me presidentin bjellorus Alyksandër Lukashenko. Zyra e Lukashenkos tha se bisedimet e së hënës të të dy liderëve do rezultojnë më nënshkrimin e disa marrëveshjeve bilaterale.
Në Moskë, Gadafi ka biseduar me presidentin rus Dmitry Medvedev dhe me kryeministrin Vladimir Putin mbi lidhje më të ngushta energjetike dhe ushtarake. Të dy palët ranë dakord për një marrëveshje përmes së cilës Moska do të ndërtojë reaktorë kërkimorë nuklearë në shtetet e Afrikës Veriore dhe do furnizojë me karburante.