Pakistan, Kryqi i Kuq thirrje emergjente për ndihma pas tërmetit
Islamabad (start)- Kryqi i Kuq ka kërkuar një ndihmë emergjente prej 7.8 milionë dollarësh, për tiu ndihmuar viktimave të tërmetit në Pakistan. Prioriteti kryesor duket se do të jetë strehimi i qindra mijëra njerëzve që kanë mbetur pa shtëpi, në një kohë kur po afron dimri. Kyri i Kuq Ndërkombëtar tha se ekipet e shpëtimit ende po gjejnë fshatra të shkatërruara në male, që nuk kanë marrë ende asnjë ndihmë.
Tërmeti prej 6.4 shkallë të Riterit, që goditi rajonin afër kufirit afgan ka lënë mijëra njerëz pa shtëpi. Shifra zyrtare e të vdekurve është 215 me mundësi rritjeje. Të premten SHBA tha se do të ofrojë ndihma prej një milion dollarësh.