E Diel, 1 Nëntor 2026

Dalai Lama: Kina po dënon me vdekje Tibetin

Tokio (start)- Dalai Lama deklaroi sot se regjimi kinez po dënon me vdekje Tibetin. Laureati i çmimit Nobel për Paqen, që jeton në mërgim që prej vitit 1959 në Indi, mbërriti dje në Japoni për një vizitë njëjavore. "Në territorin tibetian situata është e ngjashme me një pushtim ushtarak. Duket sikur Tibeti është nën presionin e ligjit të dënimit me vdekje. Frika, terrori dhe kampet e riedukimit politik të shkaktojnë shumë vuajtje", theksoi Lama.

Para nisjes së tij për në Indi Dalai Lama u shpreh se shpresonte në vendosjen e dialogut me Kinën pas diskutimeve që do të bëhen mes përfaqësuesve dhe zyrtarëve kinezë në Pekin. "Për momentin nuk mund të jap asnjë përgjigje direkte në lidhje me negociatat me pushtetin qendror të kinës", theksoi Dalai Lama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›