Shtohet dinamika e fushatës presidenciale në SHBA

Senatori Obama ndodhet në Ohajo për të marrë pjesë në një numër aktivitetesh. Ndërsa senatori Mekein po zhvillon garë në Pensilvani.
Mekein Obama
Shteti i Ohajos dhe i Pensilvanisë së bashku, kanë 15 për qind të
270 votave elektorale, të nevojshme për të siguruar fitoren e presidentit të
ardhshëm. Anketimet kombëtare tregojnë se zoti Obama vazhdon të kryesojë garën,
megjithëse gara në disa shtete kyçe po zhvillohet tepër e ngushtë. Një anketë e
përbashkët e agjencive Rojters, televizionit C-Span dhe organizatës së
anketimeve Zogby, zoti Obama udhëheq me 6 për qind garën me zotin Mekein. Zoti
Mekein ishte të shtunën i ftuar në komedinë televizive "Saturday Night live”, ku ai bëri shaka në lidhje me fushatën e tij dhe
mbi planin e tij më të fundit për të
siguar sa më shumë vota. Ai po ashtu bëri shaka, duke thënë se mund të fillojë
strategjinë e një rebeli të tërbuar, i
cili bën çfarë t'i thonë njerëzit.
Në takimet e mëparshme me zgjedhësit në Virxhinia dhe në Pensilvani, zoti Mekein premtoi se nuk do t'i rrisë më tej taksat, do të krijojë vende pune dhe do të fuqizojë ekonominë në recesion. Ndërsa zoti Obama, në takimet e tij në Nevada, Kolorado dhe Mizuri, po ashtu do të përqëndrohet tek ekonomia, duke u zotuar se do të ulë taksat për familjet e punonjësve dhe se do të përpiqet për ta kthyer ekonominë amerikane në periudhën e para recesionit.
Anketimet tregojnë se gjendja aktuale e ekonomisë e ka ndihmuar zotin Obama të kryesojë garën me zotin Mekein. Shumica e të anketuarve besojnë se zoti Obama është më i aftë se rivali i tij përsa i përket trajtimit të gjendjes aktuale ekonomike. //mm//