Kinë, 15 të vdekur nga rrëshqitja e dherave
Chuxiong(start)-Një fshat në veriperëndim të Kinës është përfshirë nga rrëshqitjet, duke marrë jetën e të paktën 15 personave dhe rreth 34 të tjerë rezultojnë të zhdukur, bëri të ditur këtë të diel agjencia shtetërore e lajmeve kineze Hsinhua.
''Rrëshqitja e dherave dhe shkëmbinjve ndodhi pranë qytetit Chuxiong, në provincën jugore Yunnan dhe bilanci i të vdekurve nuk dihet ende'', njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve. Sipas autoriteteve lokale në zonën ku ndodhi rrëshqitja jetojnë 300 persona.