Francë, shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje në Lion
Lion (start)- Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë rënë mbrëmë në mesnatë, dhjetëra akse rrugore janë bllokuar dhe qindra banorë janë evokuar nga disa zona në Lion të Francës si dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Autostrada A6, aks kryesor që lidh Lionin me Parisin është bllokuar për disa orë, 40 kilometra në veri të Lionit. Përmbytjet e mëdha kanë shkaktuar ndërprerjen e lëvizjeve në autostradën A47 që lidh Lionin dhe San-Etienne.
Në Rive-de-Gier, në jug të Lionit, lumi ka dalë nga shtrati i tij për shkak të shirave të shumta duke shkaktuar përmbytjen e 200 makinave dhe të dhjetëra dyqaneve, ndërkohë që energjia elektrike dhe linjat telefonike janë ndërprerë. Shirat kanë pushuar sot në zonat pranë Lionit, por në dhjetëra prefektura është dhënë alarmi nga shërbimi meteorologjik se priten stuhi.