Ingusheti, plagosen 7 oficerë rusë të sigurisë
Magas (start)-Të paktën shtatë oficerë rusë mbetën të plagosur në Republikën e Ingushetisë në rajonin e Kaukazit në Rusi, pas shpërthimit të një bombe. Kohët e fundit, situata në Ingusheti po përkeqësohet gjithnjë e më shumë nga sulmet kundër ushtrisë ruse. Autoritetet fajësojnë për këto sulme kundër forcave të sigurisë ruse, organizata të caktuara, që kundërshtojnë qeverinë vendase që mbështet nga Kremlini.