E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bjellorusi, Lukashenko fal 9 të dënuar

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka falur nëntë nga 41 të shpallurit fajtorë për pjesëmarrje në protestat masive të 19 dhjetorit, të cilat pasuan rizgjedhjen e tij në postin e kreut të shtetit.
 

Emrat e të amnistuarve nuk janë bërë të ditur nga Lukashenko. Sipas shërbimit bjellorus, nëntë të liruarit kanë bërë kërkesë për amnisti, duke pranuar se kanë marrë pjesë në demonstrata, por duke u zotuar se nuk do të angazhohen sërish në aktivitete të tilla. Në mesin e të arrestuarve, për shkak të pjesëmarrjes në protesta, janë edhe disa politikanë të opozitës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›