E Shtunë, 31 Tetor 2026

Estoni, vetëvritet pengëmarrësi

Një person ka mbetur i vdekur në Estoni. Viktima është shtetasi Karen Drambjan, i lindur në vitin 1954, anëtar i Partisë së Majtë të Bashkuar, i cili i armatosur ka sulmuar ministrinë e Mbrojtjes në Estoni. Pasi ka mbajtur për disa minuta peng disa persona, ai më pas është vetëvrarë pas lirimit të pengjeve.
Punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes në Estoni janë evakuuar menjëherë, pas dëgjimit të të shtënave të armëve.
Zëdhënësi i Policisë, Peeter Kuimet konfirmoi se ndërtesa ishte rrethuar nga policë të shumtë pas incidentit me armë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›