Kosovë, betohen 5 anëtarë të Gjykatës Supreme

Pesë gjyqtarë të Gjykatës Supreme të Kosovës, kanë dhënë sot betimin para presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Në një ceremoni të organizuar në kabinetin e presidentes, betimin e dhanë gjyqtarët; Nebojsha Boriqiq, Meleqe Behxheti, Avdi Dinaj, Erdogan Haxhibeqiri dhe Nazmije Ibrahimi.