E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel, më 22-23 gusht vizitë në Kroaci dhe Serbi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vizitojë më 22 gusht, Kroacinë, ndërsa më 23 gusht Serbinë. Ministri i jashtëm kroat, Goran Jandrokoviç tha se vizita e Merkelit, konfirmon marrëdhëniet e veçanta midis Gjermanisë dhe Kroacisë.
 

Po ashtu ai deklaroi se kancelarja gjermane arrin në kohën, kur Kroacia pritet të nënshkruajë traktatin për aderim në Bashkimin Evropian. Shteti kroat do të bëhet anëtari i 28-të, i BE-së në korrik të 2013-ës.
 

Gjatë turneut të saj dyditor në Ballkan, Merkel do të vizitojë edhe Serbinë, më 23 gusht, për të biseduar me zyrtarët e lartë të shtetit serb. Mësohet se bisedimet e Merkelit me presidentin serb, Boris Tadiç, dhe kryeministrin Mirko Cvetkoviq, pos tjerash, do të prekin edhe tensionet e fundit në Kosovë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›