E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama në Miçigan, fjalim për vende të reja pune

Presidenti amerikan, Barak Obama ka shkuar në Miçigan, ku pritet të mbajë një fjalim lidhur me krijimin e vendeve të punës, në një shtet ku ritmi i papunësisë e tejkalon mesataren në shkallë vendi.
Obama do të flasë në uzinën që prodhon bateri për makinat hibride dhe ato elektrike. Uzina ka marrë një fond prej 3 milionë dollarësh nga qeveria federale dhe shpreson të krijojë 150 vende të reja pune në Miçigan dhe në shtetin fqinj të Wisconsinit.

Niveli i papunësisë në Miçigan është 10,5 për qind, krahasuar me atë në shkallë vendi, prej 9,1 për qind.

Pas Miçiganit presidenti do të shkojë në Nju Jork për dy aktivitete për grumbullimin e fondeve për fushatën elektorale. Zoti Obama pritet të kandidojë për një mandat të dytë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›