Bjellorusi zhvillohen zgjedhjet parlametare

Bjellorusia zhvillon sot zgjedhjet parlamentare të cilat janë bojkotuar nga dy partitë kryesore ne vend. Qendrat e votimit janë hapur në mbarë vendin.
Kundërshtarët e presidentit, Alexander Lukashenko u kanë bërë thirrje njerëzve të injorojnë procesin. Votimi vjen dy vjet pasi Lukashenko fitoi zgjedhjet presidenciale. Që atëherë, autoritetet bjelloruse kanë shtypur brutalisht opozitën.
Presidenti aktual shpesh konsiderohet si diktatori i fundit në Evropë dhe udhëheq vendin që nga viti 1994. Në burgjet e vendit ndodhen aktualisht 11 të burgosur politikë dhe Amnesty International thotë se autoritetet kanë burgosur po ashtu edhe aktivistë të opozitës, para mbajtjes së procesit. Dy partitë më të rëndësishme të opozitës, u tërhoqën nga gara rreth një javë më parë. Korrespondentët thonë se rezultati i zgjedhjeve është përcaktuar më parë. "Në vend nuk mbahen zgjedhje. Është më shumë një shfaqje komike që mban emrin zgjedhje, por nuk është e tillë",-thonë ata. Presidenti Alexander Lukashenko ka sunduar Bjellorusinë që nga viti 1994. Fitorja e Lukashenkos ne zgjedhjet e 2010 shkaktoi konfrontime të dhunshme në kryeqytetin Minsk mes forcave të sigurisë dhe mijëra aktivistë të opozitës të cilët pretendonin votimi ishte manipuluar. Në protestat që pasuan , rezultatet e zgjedhjeve , aktivistë të opozitës u arrestuan dhe bashke me to qindra persona, duke përfshirë edhe disa kandidatë kundër Lukashenkos. Bjellorusia është cilësuar nga vëzhguesit ndërkombëtare si një vend qe nuk ka mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme që prej kohës kur presidenti Lukashenko erdhi ne pushtet .