Rumania shkatërron “vëllezërit” nga Moldavia

Albania-sport - Rumania vuajti jo pak për të mposhtur 2-0 "vëllezërit" e tyrë nga Moldavia, në takimin e zhvilluar në stadiumin kombëtar të Bukureshtit. Golat për skuadrën e trajnerit Viktor Piturka u realizuan në 15 minutar e fundit. Ionut Mazilu finalizoi në minutën e 85, ndërkohë që Adrian Mutu dyfishoi rezultatin në të 88'.
Shqipëria ka zhvilluar vetëm njërën nga ndeshjet zyrtare me Rumaninë, ku humbi në Tiranë 0-2 Ndeshja e kthimit me Rumaninë do të zhvillohet në Bukuresht, më 21 nëntor 2007.
Rumania ka grumbulluar shtatë pikë në tri ndeshje dhe ndodhet në vendin e tretë në grupin G, ku marrin pjesë Holanda, Bullgaria, Bjellorusia, Shqipëria, Sllovenia dhe Luksemburgu.