E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bjellorusia në zi për viktimat e shpërthimit në metro

Bjellorusia ka shpallur ditën e sotme si ditë zie kombëtare në nderim të viktimave në metronë e Minskut, ku u vranë të paktën 12 persona dhe u plagosën 150 të tjerë.

Autoritetet e kanë cilësuar sulmin e së hënës si vepër terroriste, por motivet mbeten ende të paqarta. Deri tani askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë.

Shërbimi sekret është në kërkim të një personi të bëshëm, jo më shumë se 27 vjeç, me paraqitje jo sllave, si i dyshuari kryesor për sulmin me bombë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›