Letër e hapur zotit Ilir Meta
Autori i Lajmit: Hamdi Dega
U bënë pesë ditë që Shqipëria ndodhet në impas politik. U bënë pesë ditë që populli hodhi votën për Kuvendin dhe qeverinë e re dhe ende nuk janë numëruar votat e tij. Ka pesë ditë që populli pret të korrë rezultatin e verdiktit të tij e akoma nuk ka marrë përgjigje.
Nuk ka kohë për të humbur me politikën e humbur. Le të humbin partitë. Ato janë thjeshtë copëza, pjesë, siç e thotë vetë emri i tyre… Punë e madhe. Të gjithë e dimë, të gjithë e themi se janë me tepricë, çka duket se po e pastrojnë këto zgjedhje. Ajo që nuk tepron kurrë, por gjithnjë mungon është Shqipëria. Le të humbin partitë. Punë e madhe…. Me rëndësi është të fitojë Shqipëria.
Mesazhi i mikut tonë të madh
Këtë na e tha edhe përfaqësuesi ligjor i mikut dhe aletatit më të madh të ne shqiptarëve e të Shqipërisë, SHBA-së në Tiranë. Dje, në festën e 233- vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Amerikës mike, Zoti Uidhers foli pak, por na tha shumë. “U bëj thirrje drejtuesve politikë shqiptarë ….që ky proces të përfundojë në mënyrë të rregullt, jo partiake. Të motivoheni nga dëshira për t u lënë fëmijëve dhe nipërve tuaj një Shqipëri më të mirë e më të fortë se ajo që trashëguat“.
Faleminderit, miku i madh popullit tonë të vogël! Thank You! Eshtë pikërisht kjo thirrje miqësore, i dashur e i nderuar miku im i mirë i kohëve të vështira, Ilir Meta, që si gjithnjë të japësh kontributin tënd të çmuar për një Shqipëri më të mirë e më të fortë….
Aleati i natyrshëm dhe politika e panatyrshme
Si lider i së majtës, si Kryetar i Lëvizjes Socaliste për Integrim, siç e thotë edhe emri i partisë që ju udhëhiqni, aleati i natyrshëm partiak duhet të ishte Partia Socialiste dhe lideri i saj, Edi Rama. Duhet të ishte, sepse kur ishit të përçarë korrët frutin e hidhur të përçarjes. Më 3 korrik të vitit 2005, e majta humbi më shumë se prej përçarjes suaj, nga Matematika e Dushkut e profesor Gjinushit.
Kur ishit të përçare humbët si Nano, edhe Rama ashtu edhe ju, sepse ashtu u leverdiste më shumë profesorëve të përçarjes. Kur u bashkuat, siç vepruat krejt natyrshëm në zgjedhjet lokale të 18 shkurtit 2007, fitoi si Rama ashtu edhe Ilir Meta, si LSI edhe PS-ja. Prej bashkimit kurrë nuk ka të humbur. Bashkimi bën fuqinë. Përçarja sjell fatkeqësinë. Së bashku kaluat me sukses provën e zjarrit ndaj kundërshtarëve politikë shumë më të fortë e me mbështetje të fuqishme të qeverisë qendrore.
Aleati i natyrshëm me ndihmën e cytjen e arkitektëve dhe profesorëve të Dushkut, të ktheu shpinën kur duhet të bashkohej më fortë se kurrë me ju.
Profesorët mbesin në klasë
Pse!? Jo për fajin e LSI-së dhe jo për fajin tuaj. Për fajin e profesorëve të përçarjes. Ua shtrive dorën e bashkimit. Me një largpamësi të pashoqe, i paralajmërove deri gati në vetësakrifikim për pasojat e rënda të Kodit të ri Elektoral që doli një Dushk i ri Spanjoll me formula holandeze. Shkove deri gati në vetëflijim me grevën e urisë, kur Islamët, Gjinushët fërkonin barkun plot dhe gajaseshin me vuajtjet tuaja për hir të demokracisë shqiptare.
Ishin pikërisht këta profesorë të matematikës, që me formulat e tyre absurde përdhunuan fomulën themelore të demokracisë: vota është e barabartë dhe e shenjtë.
Matematika e tyre ala De Holt është shpikja më e turpshme e zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009. Në mënyrën më barbare ajo barazoi 110 votat e munguara të PS-së me rreth 17.000 votat e humbura për injorancë ala profesioriale.
Shkurt, profesorët tanë të matematikë-fizikës bënë shpikjet më të turpshme të këtij shekulli 110 = 17.000. Pra 110 vota janë të barabarta me 17.000 vota të të njëjtëve zgjedhës…. që shkuan për dhjamë qeni.
Si Profesoret e Dushkut, ashtu edhe ata të Spanjo - De Holtit shpikën “gropën e zezë” të demokracisë shqiptare dhe të votave të PS-së!
Shkurt, profesorët ngelën në klasën e parë të politikës dhe në ABC-në e demokacisë. Përveç kthimit mbrapa të titullit të profesorit të dështuar, do të ishte mirë t i zbrisnin njëherë e përgjithmonë edhe kalit të politikës.
Aleat i detyruar edhe matamatikisht
Pra i nderuar, zoti Ilir Meta…. Bashkimi për Ndryshimin, në fakt ka mbyllur çdo derë dialogu. Një analist i saj gjykonte krejt naivisht e anësisht deklaratën e bashkëpunëtorit dhe mikut tuaj, z. Dritan Prifti, për të bashkuar votën e tij me Sali Berishën për shkak të politikës naïve e foshnjarake të PS-së dhe liderëve të saj. “E pse u dashka që të ndëshkosh njërin fajtor të dramës elektorale të LSI-së, duke u bashkuar me fajtorin tjetër ?!"- tha ai.
Përgjigjja është fare e thjeshtë: së pari, si pjesë e së majtës, që ka si një ndër parimet bazë solidaritetin jo vetëm politik, por edhe njerëzor, LSI-ja, Ilir Meta dhe Dritan Prifti prisnin përkrahjen e natyrshme të së majtës dhe jo të PD-së dhe të Berishës.
Së dyti, më 18 shkurt të vitit 2007 ju nuk morët Bashkinë e kryeqytetit dhe shumicën e qyteteve të mëdha të Shqipërisë me votat e PD-së dhe të Berishës, por të LSI-së e të Ilir Metës.
Së treti, kur Ilir Meta u fut në grevë urie kundër ligjit elektoral aktual, nuk priste përkrahje nga PD-ja dhe e djathta, por nga aleatët e natyrshëm politikë.
Së katërti, kur Ilir Meta kërkoi takim konstruktiv dhe aleancë parazgjedhore me PS-në plot një javë para zgjedhjeve, duke përfshirë edhe liderin historik të PS-së Fatos Nanon, prej të cilit u detyrua të krijojë LSI-në( pra duke kapërcyer edhe mbi vetveten ) arkitektët e disfatës së paralajmëruar dhe profesorët e përçarjes e braktisën dhe e minuan atë.
Rruga e natyrshme
Cila është rruga? Janë dy rrugë, i dashur mik Ilir Meta.
E para, që katër votat e LSI-së t i bashkosh me PS-në . Çfarë do të thotë kjo…? Matematika më realiste me peshk në tigan thotë 66 + 4 baraz 70 deputetë, 70 vota në Kuvendin e ri Popullor të Shqipërisë. Do të thotë 70 baraz me 70 deputetë, 70 vota të Aleancës për Ndryshimin e udhëhequr nga Sali Berisha … 70 = 70 do të thotë zgjedhje të reja. Do të thotë rreth më e pakta 7 milionë euro të tjera të taksapaguesve shqiptarë, të popullit shqiptar rrush e kumbulla… Rezultati nuk dihet… Por me një lider aktiv e të palodhur si Berisha shanset janë shumë më të mëdha për të dhe koalicionin e tij.
E dyta, do të thotë 70 vota, deputetë të Aleancës për Ndryshim të Berishes plus 4 deputetë të LSI-së baraz me 74. Një qeveri me shumicë të mjaftueshme për të qeverisur për katër vjet. Fitorja është e garantuar pa harxhime të tjera, pa kacafytje të tjera, pa kosto të panevojshme.
Ne jemi të hapur për zgjerimin e koalicionit,- deklaroi Berisha pa vënë asnjë kusht. Në këtë pikë ai afron më shumë me ju, zoti Meta, se aleatët e natyrshëm. Berisha e mban fjalën edhe kur e jep mbrapsht e jo më kur e jep për së mbari. Eshtë si puna e ish- Presidentit amerikan, Xhorxh Bush, siç ia kam thënë edhe në shkrimin “Pse do të votoja për Sali Berishën”, botuar në shtypin shqiptar në Shqipëri e Kosovë.
Përfshirja e LSI-së dhe e deputetëve të saj në qeverisje i krijon përfaqësimin e nevojshëm edhe elektoratit të majtë që rrezikon ta humbasë atë, nëse ju veproni ndryshe. Aq më tepër që me disa vendime e veprime të kohëve të fundit, si rritja e pagave dhe pensioneve, Berisha dhe qeveria e tij kanë shkuar edhe më majtas se qeveritë e majta para tij.
Për hir të Shqipërisë
Po e riktheksoj edhe një herë për lexuesin, sepse ju e dini po aq mirë sa edhe unë, që unë që po ju drejtohem vëllazërisht jam gazetari a analisti, a komentatori më kritik shqiptar ndaj Berishës që në qershorin e vitit 1992, kur mercenarët më hoqën nga puna, “më hoqën edhe prangën e fundit që më lidhte me qeverinë e asaj kohe”, siç kam shkruar atë kohë.
I vetmi motiv që më shtyu dhe më shtyn t u drejtohem me këtë letër të hapur janë vetëm interesat sipërore “për një Shqipëri më të mirë e më të fortë”,- siç na këshilloi plot dashamirësi edhe miku ynë i madh, SHBA-ja.
Votë për Shqipërinë !
Shqipëria ndodhet në udhëkryq, i dashur Ilir. Kemi punë shumë më të rëndësishme e halle shumë më të mëdha për të zgjidhur. Nuk ka kohë për të humbur. Opozitës së diktatit i duhen edhe katër vjet të tjera që të mësojë pak më shumë politikën dhe taktikat e zënies së peshkut pa djegur tiganin dhe pa harxhuar edhe zjarrin…
Detyra parësore e Shqipërisë sot është futja në Bashkimin Evropian. Lejtmoviti i lëvizjes për demokraci në Shqipëri që filluat ju dhjetoristët e nderuar me Berishën në krye ishte e mbetet “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”. Kjo është aspirata e çdo shqiptari, pa dallim ideje, krahine, ideje, mendimi a anëtarësie politike. Eshtë aspiratë mbarëpopullore. Jemi të vonuar, por më mirë vonë se kurrë, aq më tepër që edhe partia që ju udhëhiqni ka emrin e madh Lëvizja Socialiste për Integrim!
Nuk kemi kohë për të humbur. Ju shkruaj këtë letër të hapur, i nderuar z. Ilir Meta, sepse vlerësoj punën tuaj si kryeministër i suksesshëm për periudhën që drejtove.
Shqipëria është sot një kantier i madh ndërtimi. Shqipëria ka nevojë për një buldozer të sprovuar si puna juaj përkrah buldozerit Sali Berisha. Duke iu drejtuar me këtë letër të hapur, juve dhe shokëve tuaj, kam vetëm një motiv: për një Shqipëri më të mirë, më të fortë se ajo që trashëguam.
Eshtë koha për të mos humbur më kohë. “The Time is money“ - “Koha është para“,- thonë amerikanët.
Ne shqiptarët ua kalojmë, por vetëm me fjale…. Themi “Koha është flori“! Eshtë koha për të mos humbur asnjë minutë më shumë! Sot! Nesër është tepër vonë!
Ky lajm është publikuar: 04/07/2009