Gjykata e Lartë: “Hetimet për Durrës-Kukës” të paligjshme”
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Dosja “Durrës-Kukës” është cilësuar përfundimisht e palgjshme nga ana e drejtësisë shqiptare. Sipas të dhënave, gjykimi i kësaj dosjeje mund të mbyllet së shpejti nga Gjykata e Lartë, pasi mbi të pandehurit nuk rëndon asnjë akuzë. Gjykata e Lartë ka vedosur të shpallë të pavlefshme zgjatjen e hetimeve nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme për dosjen “Durrës-Kukës”.
Gjatë seancës së djeshme Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e Apelit. Kështu hetimet e Prokurorisë për periudhën 6 nëntor deri në 6 dhjetor 2008 nuk merren në konsideratë nga Gjykata, pasi janë jashtë afateve që përcakton ligji. Pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykata e Lartë mori në shqyrtim kërkesën për të ligjëruar veprimet hetimore të kësaj periudhe ndaj dy ish-zyrtarëve nën akuzë për abuzime me tenderin e rrugës “Durrës-Kukës”. Sipas Prokurorisë këta shtetas kanë konsumuar shkelje ligjore gjatë përcaktimit të subjektit, i cili do të ndërtonte rrugën Rrëshen-Kalimash, firmës amerikane “Bektel”. Çështja nisi në Gjykatën e Shkallës së Parë, kur Prokuroria kërkoi në tetor edhe një muaj kohë për hetimin e tyre. Por të pandehurit ankimuan për zgjatjen e hetimit ndaj tyre. "Kundërshtojmë vendimin e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në lidhje me zgjatjen e afatit të hetimeve të procedimit penal nr. 1, të vitit 2007, nga data 06.11.2008 deri në dt. 06.12.2008 , si edhe shfuqizimin e vendimit dt. 06.11.2008 të prokurorit pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, në lidhje me zgjatjen e afatit 1-mujor që ka të bëjë me procedimin penal nr. 1 të vitit 2007", - shkruhet në ankimim.
Vendimi
Gjykata e Shkallës së Parë vendosi në tetor se afatet kohore, që nga data e depozitimit të aktit të ekspertimit 29.09.2008, deri në datën 06.11.2008, kanë qenë plotësisht të mjaftueshme për Prokurorinë, pasi është një periudhë relativisht e gjatë. Më pas Prokuroria e dërgoi çështjen në Gjykatën e Apelit, e cila la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për pavlefshëri të hetimeve.
Dje, ishte Gjykata e Lartë që vulosi përfundimisht pro të pandehurve dhe duke theksuar edhe një herë që hetimet kanë qenë të paligjshme. Vendimi ishte: Të mbetet në fuqi vendimi i Gjykatës së Apelit për pavlefshmërinë e procedurës së Prokurorisë së Përgjithshme për zgjatjen me një muaj të afateve hetimore të çështjes së "Durrës- Kukës". Tashmë Prokuroria ka pësuar goditjen përfundimtare për sa u përket hetimeve për këtë dosje. Do të jetë Kolegji Penal që po shqyrton dosjen nga themeli, që do të vendosë nëse do të vazhdojë procesi apo do të mbyllet për shkak të pavlefshmërisë së hetimeve.
Afatet ligjore
Pasi kanë përfunduar afatet zyrtare për hetimet e dosjes “Durrës-Kukës”, grupi i hetimit ka kërkuar shtyrjen e afateve nga data 6 tetor deri në datën 6 nëntor. Kjo kërkesë është lejuar me pëlqimin edhe të Kryeprokurores Ina Rama. Por edhe pas përfundimit të kësaj shtyrjeje, dosja ende nuk ishte gati për t u dorëzuar në gjykatë së bashku me të pandehurit e çështjes. Për këtë arsye grupi i hetimit kërkoi sërish që të shtyhen afatet nga data 6 nëntor deri më 6 dhjetor, por këto zvarritje të njëpasnjëshme kanë bërë që të pandehurit t i drejtohen gjykatës për këtë çështje.
Të mbetet në fuqi vendimi i Gjykatës së Apelit për pavlefshmërinë e procedurës së Prokurorisë së Përgjithshme për zgjatjen me një muaj të afateve hetimore të çështjes së "Durrës-Kukës"
Ky lajm është publikuar: 26/03/2009