SHBA nis tërheqjen e trupave nga Iraku
Sipas burimeve zyrtare të Forcave të Armatosura të SHBA-së, 12 mijë trupa amerikane dhe 4 mijë britanike do jenë larguar nga Iraku deri në shtatorin e këtij viti. Gjeneral majori Deivid Përkins, zëdhënësi i Forcave të Armatosura amerikane, tha dje se fuqia luftarake do të pakësohej nga 14 në 12 brigada, duke shtuar se forcat amerikane po ua kalojnë ndërtesat e reparteve në dorëzim forcave të ushtrisë irakiane, si pjesë e marrëveshjes për tërheqjen. Ai bëri me dije se bashkë me ta do linin territorin e vendit edhe 4 mijë ushtarë të Britanisë së Madhe.
4 mijë trupat britanike që do largohen gjatë muajve në vazhdim janë forcat e fundit britanike të vendosura në Irak, ndërkohë që sot për sot, numri i ushtarëve amerikanë është rreth 135 mijë. Presidenti Barak Obama ka vendosur t‘i tërheqë të gjitha forcat luftuese nga territori irakian deri në fund të gushtit 2010, duke lënë vetëm 35-50 mijë trupa mbështetëse dhe trajnuese, ndërsa Uashingtoni e zhvendos fokusin ushtarak drejt Afganistanit. Muajin e shkuar, Obama urdhëroi dërgimin e 17 mijë trupave të reja në Afganistan, si pjesë e një plani për vënien nën kontroll të gjendjes në vend, si dhe për të përmbushur premtimin elektoral për përfundimin e luftës së shumëpërfolur në Irak.
Ndërkohë që Iraku mbetet gjithsesi vend i rrezikshëm dhe rebelët vazhdojnë të ndërmarrin sulme të ashpra në zona siç është veriu i qytetit Mosul, i cili konsiderohet si bastion urban i "Al Kaedës" së islamikëve sunitë. Vetëm pak orë përpara se oficerët e lartë amerikanë të deklaronin nisjen e tërheqjes nga Iraku, një sulm kamikaz shkaktoi 28 viktima në një akademi të policisë irakiane, i pari sulm në shkallë të gjerë në Bagdad që prej një muaji. "Ajo që ndodhi sot vë në pikëpyetje të gjitha arritjet në planin e sigurisë", u shpreh zëdhënësi i qeverisë irakiane, Ali Al Dabag.
Vazhdimësia e akteve të dhunës ngre pikëpyetje mbi faktin nëse forcat irakiane janë të gatshme për të marrë në dorë sigurinë e vendit vetëm pak muaj përpara se trupat luftarake të specializuara amerikane të tërhiqen plotësisht nga qendrat urbane. Gjenerali Rei Odierno, komandant i trupave amerikane në Irak, ka kërkuar që të shihet me shumë kujdes largimi i trupave nga një vend që shumë shpejt mund të zhytet përsëri në gjakderdhje. Përkins tha se Forcat e Armatosura amerikane do të rishqyrtonin pozicionimin e trupave gjatë tërheqjes. "Kemi ruajtur mundësitë për t‘u ripozicionuar me shpejtësi në shumë pika të vendit, duke u bazuar te niveli i kërcënimeve", sqaroi ai.
Forcat amerikane në Irak po e përqendrojnë gjithnjë e më shumë aktivitetin e tyre në trajnimin e forcave lokale, radhët e tyre janë shtuar me qindra e mijëra që në çastin kur u shpërbënë në vitin 2003. Iraku vazhdon të shfaqë rreziqe të rënda në planin e sigurisë, përfshi ndarjen e fortë mes kampeve të pushtetit që e vënë shumë shpesh Kryeministrin Nuri al-Maliki kundër rivalëve politikë. Këto fërkime mund të shtohen edhe më tej në çastin kur Iraku u drejtohet zgjedhjeve kombëtare të planifikuara nëntorin e këtij viti, veçanërisht vija e ashpër e marrëdhënieve që ekziston mes Kryeministrit Maliki dhe minoritetit kurd, i cili po ngre zërin për më shumë pavarësi për krahinën e tij gjysmë autonome në veri të vendit.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Geits, ka sugjeruar se Shtetet e Bashkuara duhet të përgatiten të lënë një prani "modeste" ushtarake në Irak edhe pas vitit 2011, në rast se diçka e tillë i kërkohet nga qeveria irakiane. Por zëdhënësi i qeverisë irakiane, Dabag, i cili ishte i pranishëm dje në konferencën e përbashkët të shtypit, e hodhi poshtë një mundësi të tillë. "Qeveria irakiane nuk ka ndërmend ta lejojë praninë e trupave pas vitit 2011", u shpreh ai.