E Diel, 1 Nëntor 2026

“Black Market” në pranga 13 kambistë, pa licensë nga BSH

Në kuadër të operacionit “Black Market”, policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 13 kambistë, që ushtronin aktivitetin pa licensë nga Banka Qendrore. Policia sekuestroi një sasi të konsiderueshme parash, në cilësinë e provës. 

TIRANE- 13 kambistë janë arrestuar sot në Tiranë në kuadër të një operacioni të koduar “Black market”. Policia vuri në pranga kambistët pasi këta ushtronin aktivitet në fushën e këmbimit valutor pa licensë nga Banka e Shqipërisë. Burime nga policia bëjnë të ditur se operacioni u finalizua në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, pas një hetimi tre mujor. Ndërkohë mësohet se është dhënë masa e sigurisë arrest me burg për shtetasit: Rebani Korra, Neim Dule, Ylli Omeri, Tomorr Bejkollari, Jovan Gjika, Shlezen Geci, Vlamdir Fino, Dashamir Torba, Fatmir Sinanaj, Kadri Haxhillari, Gjergji Roshi, Rrahim Mahilaj, Shkëlzen Spahiu, Basri Cenaj, Xhavit Mema, e Destan Mulgeci.
Këto shtetas, dyshohen se kanë ushtruar aktivitet të paligjshëm, duke konsumuar veprën penale të “Ushtrimit të palicensuar të veprimtarisë finaciare”.
Ndërkohë policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi të konsiderueshme parash.
“Operacioni “Black Market” do të vazhdojë deri në eleminimin plotësisht të kësaj veprimtarie të kundraligjshme” thuhet në deklaratën e policisë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›