E Diel, 1 Nëntor 2026

“Black-out”-i energjetik, shkak ngarkesa e linjës Shqipëri-Kosovë



Brenda 24 orëve të fundit Sistemi Energjetik Shqiptar ka pësuar defekte duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë vendin. Ndërsa mbrëmjen e ditës së enjte, për shkak të motit të keq, u dëmtua linja 220 kilovolt Burrel-Elbasan, mëngjesin e ditës së premte ra i gjithë sistemi energjetik, duke shkaktuar “black-out” në të gjithë territorin e vendit. Drejtuesit e Operatorit të Sistemit të Transmetimit kanë shpjeguar se rënia e sistemit ka ndodhur për shkak të mbingarkesave në linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Drejtuesi i OST-së, Ymer Balla, deklaroi se është rikthyer furnizimi normal me energji elektrike në të gjithë vendin. Sipas tij, rënia e sistemit nuk është diçka e parashikueshme, por nuk pritet që të ndodhë sërish. Drejtuesit e OST-së bëjnë të ditur se rënia e sistemit energjetik nuk ka ndodhur për shkak të depozitimeve që po bëhen me Kosovën apo eksportit me Greqinë. Por, sipas tyre, do të analizohen me kujdes të gjitha detajet me qëllim që të shmanget sërish ndonjë “black-out”.

Jepuni zë mesazheve tuaja të Shën Valentinit me Vodafone

Është Shën Valentin dhe asgjë nuk mund të jetë më e bukur dhe e gëzueshme se kalimi i një dite në një atmosferë të ngrohtë me të dashurit tuaj, nën ritmet e veçanta të muzikës, festave, dhuratave të paharrueshme dhe shumë surprizave. “Vodafone Albania” ka përgatitur një ditë të veçantë për të festuar ditën kushtuar dashurisë në pikat më të frekuentuara të Tiranës. Sot, më 14 Shkurt, ora 11:00, te Ura e Re pranë ish-Bllokut, është vendosur skena “Vodafone e Shën Valentinit”, ku DJ-të më të mirë do të servirin muzikë fantastike për të gjithë ata që do t’i bashkohen aktivitetit. Përveç muzikës, surpriza, lojëra dhe shumë dhurata po presin për ata që do të festojnë këtë ditë. Për të shprehur ndjenjat tuaja në këtë Shën Valentin, Vodafone ofron falas shërbimin “Vodafone Mini Call” (mesazhe zanore), që të gjithë të mund t’i japin zë ndjenjave të tyre. Gjatë natës dy mbrëmje Vodafone do të organizohen në “Folie” dhe “Mad Club”, duke u mundësuar të dashuruarve ose atyre që duan të bien në dashuri, mundësinë për të kërcyer, ndjerë dhe komunikuar. “Vodafone Albania”, përmes zhvillimit të këtyre aktiviteteve gjatë ditës së “Shën Valentinit”, mundohet të pasurojë komunikimin mes njerëzve dhe t’u mundësojë atyre të shprehin ndjenjat e tyre në maksimum.

14 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›