Arrestohet mësuesi, nxënësja e akuzoi për përdhunim
Gëzim Ç. akuzohet se ka përdhunuar një 14-vjeçare, nxënëse në klasën e 8-të. E mitura tha se mësuesi kishte kryer me të disa herë marrëdhënie seksuale me dhunë
Dibër - Arrestohet një mësues, i cili akuzohet se ka përdhunuar një nxënëse. Gëzim Ç. akuzohet se ka përdhunuar një 14-vjeçare, nxënëse në klasën e 8-të, ndërkohë që ende nuk janë bërë të ditura rrethanat. Arrestimi i mësuesit u krye pas denoncimit të prindërve të vajzës. Vajza e ka akuzuar mësuesin e Matematikes për dhunë seksuale të vazhdueshme ndaj saj, në ambientet e shkollës së fshatit.
Denoncimi
Burime nga Policia e Dibrës thanë për gazetën “Albania” se Gëzim Ç., 50 vjeç, është vënë në pranga pasi është denoncuar nga një nxënëse duke thënë se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Gëzim Ç. është mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Klenjë të Dibrës, në afërsi të kufirit me Maqedoninë. Sapo është marrë denoncimi nga e mitura, uniformat blu kanë bërë vënien në pranga të 50-vjeçarit, nën akuzën e “kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur”. Mësuesi i Matematikës është arrestuar në banesën e tij menjëherë sapo 14-vjeçarja me iniciale S. S. ka vënë në dijeni edhe prindërit e saj, të cilët janë alarmuar nga ajo çfarë kanë mësuar dhe kanë denoncuar në polici. Sipas deponimit të së miturës në polici, mësuesi 50-vjeçar kishte kryer disa herë marrëdhënie seksuale me dhunë me të, dhe gjithçka ka ndodhur në ambientet e shkollës 9-vjeçare të fshatit. Gëzim Çela është dërguar në Komisariatin e Policisë Peshkopi dhe gjatë ditës së sotme pritet që të jepet për të nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër masa e sigurisë. Burime nga policia thanë se, pas arrestimit, dosja me materialet e saj i ka kaluar Prokurorisë së Peshkopisë që do të bëjë hetime të tjera.
Rastet
Një nga rastet është ai 26 majit 2006, kur një mësues 60-vjeçar në Skrapar u arrestua nga policia i dyshuar si person që kishte kryer vepra të turpshme me nxënëset e shkollës ku ai jepte mësim. Ishte një denoncim i prindërve të nxënësve të një shkolle 9–vjeçare për ngacmime seksuale ai që detyroi policinë të niste hetimet për ngacmime seksuale me të mitura.
Në një tjetër rast, më 7 shtator 2006, një 12-vjeçare, nxënëse e shkollës së fshatit Budull në Krujë, ka akuzuar mësuesin e saj për abuzim seksual.
Po kështu, më 13 tetor 2006, një e mitur, nxënëse e klasës së nëntë, u kishte kërkuar prindërve të saj të vazhdonte një kurs matematike për të përmirësuar më tepër njohuritë e saj në këtë lëndë. Për këtë prindërit kishin zgjedhur mësuesin K. L. Pasi kishin rënë dakord për pagesën, rreth 500 lekë të reja për çdo seancë, e dëmtuara ka nisur të shkojë për të marrë mësimet e nevojshme. Pas seancave të para, kur çdo gjë ka shkuar mirë, në kursin e radhës, mësuesi 52-vjeçar ka nisur t’i flasë 15- vjeçares fjalë dhe shprehje ngacmuese, ndërsa e përgëzonte për arritjet. Pas këtyre veprimeve, sipas burimeve të policisë, që u referohen dëshmive të vajzës, mësuesi ka tentuar ta puthë vajzën, e cila ka reaguar menjëherë ndaj veprimeve të mësuesit të moshuar. Menjëherë ajo ka braktisur mësimin dhe ka denoncuar tek prindërit mësuesin e Matematikës.
14 Shkurt 2009