E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, gjykata do ta hetojë në liri vrasësin e emigrantit shqiptar



CAZERTA - Gjykata italiane i heq prangat sipërmarrësit italian që akuzohet se vrau një shqiptar. Sipas policisë, emigranti shqiptar kishte hyrë në banesën e shtetasit italian për të grabitur. Sipërmarrësi 32-vjeçar italian, tri ditë më parë qëlloi për vdekje emigrantin shqiptar Sefë Hoxha, 27 vjeç, që dyshohet se së bashku me një tjetër person kishte hyrë në banesën e shtetasit italian, në Cazerta të Italisë, për të vjedhur. Bashkëpunëtori i 27-vjeçarit kishte arritur të largohej. Licenza është lënë i lirë, por do të vazhdojnë të jetë në hetim për vrasje.

Gjykata jep masa të ndryshme për zyrtarët që akuzohen për abuzim me pronat

Tiranë - Gjykata e Tiranës ka dhënë masa të reja sigurie për personat e akuzuar në lidhje me mbivendosjen e pronave në vendin e quajtur Plazhi i Gjeneralit në Golem të Kavajës. Burime nga gjykata, thanë se ish-kreu i Kthimit të Pronave, Tunxh Vatnikaj, është lënë nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ndërkaq që i akuzuar është dhe biznesmeni Alban Xhillari. Dhe ky është lënë në të njëjtën masë sigurie, atë të “detyrim paraqitjes” nën garancinë e 10 milionë lekëve në bankë. Ndërsa për katër të akuzuarit e tjerë është dhënë masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Fatos Gjuzi, me detyrë ish-kreu i Hipotekës, Kavajë, Ali Aliaj, punonjës i Agjencisë Kombëtare të Kthimit të Pronave dhe Petrit Kullolli, punonjës në të njëjtën zyrë, janë dënuar me arrest shtëpie, masë kjo e njëjtë me atë që kërkoi prokurori i çështjes, Armand Gurakuqi.

14 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›