E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punëtorët në Afrikën e Jugut në grevë për rroga

Johanesburg, 18 gusht - Punëtorët e sektorit publik në Afrikën e Jugut kanë filluar një grevë pa afat, pas refuzimit të ofertës qeveritare për ngritje të rrogave. Sindikatat e bashkuara me Cosatu, unionin kryesor në Afrikë të Jugut, kanë kërkuar rritje prej 8.6 %, më shumë se oferta e fundit e qeverisë prej 7%. Shumë shkolla dhe spitale pritet të preken nga protestat, ka njoftuar BBC. Javën e kaluar, dhjetëra mijëra punëtorë të sektorit publik kanë marshuar për plotësimin e kërkesave të tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›