E Diel, 1 Nëntor 2026

Blair rrëfen me libër karrierën politike

Londër, 3 gusht - Ish-kryeministri britanik, Tony Blair karrierën e tij politike dhe përvojën e tij si kryeministër i Britanisë së Madhe, e ka shpalosur së fundmi në një libër autobiografik. Duke e prezantuar librin , “A Journey” (Udhëtimi) , Blair tha “ libri përshkruan vendimmarrjet e vështira, uljet e ngritjet e dhjetë vjetëve në zyrë dhe i dërgon lexuesit në prapaskenat e jetës politike”. Në një video të prezantuar për librin, përshkruan shumë shkurt një nga momentet e cila padyshim ka definuar udhëheqjen e tij, dhe kjo është lufta në Irak. Kjo video, që shpjegon librin, më shumë përshkruan rolin e tij në politikën ndërkombëtare, duke e vendosur atë krah Bill Clinton, Barack Obama e George Bush. Ai gjithashtu përshkruan momentet e  shtrëngimit të duarve me Nelson Mandela-n para kamerave e gjithashtu duke përshëndetur një turmë të ngazëllyer në Kosovë, derisa ngjarjet e mëdha siç janë bombardimet deri më 7 qershor nuk përmenden si meritë.  Gordon Brown, i cili ka qenë zyrtarë i lartë në kryeministri gjatë qeverisjes së Blair- it, paraqitet vetëm në një pjesë shkurt dhe atë pa iu përmendur emri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›