E Hënë, 2 Nëntor 2026

Blairi çon në Uashington planin për Afrikën

08/06/2005  Kryeministri britanik, Tony Blair, ka shkuar në Uashington, ku shpreson të marrë mbështetjen e Presidentit Xhorxh Bush për planet për të luftuar varfërinë në Afrikë dhe pakësuar ngrohjen globale. Të dy çështjet janë në krye të rendit të ditës të takimit të nivelit të lartë të Grupit të Tetë vendeve të industrializuara që organizohet nga Britania në korrik. Presidenti Bush është distancuar tashmë nga disa pjesë të planit britanik për Afrikën, që kombinon lehtësimin e borxheve, rritjen e ndihmës dhe tregtinë më të drejtë. Duket se Shtetet e Bashkuara janë skeptike ndaj idesë britanike për të dyfishuar ndihmën pa marrë angazhime të forta nga marrësit e saj për të përmirësuar demokracinë dhe luftuar korrupsionin. Administrata Bush është shumë krenare për atë që po bën tashmë në Afrikë dhe nuk e pranon se një rritje e papritur e madhe e ndihmës do të jetë një hap i zgjuar, por Shtëpia e Bardhë dëshiron që ta favorizojë sa të mundet zotin Blair.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›