Norvegjia feston 100-vjetorin e pavarësisë
08/06/2005 Njëqind vjet pasi Norvegjia fitoi pavarësinë nga Suedia, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan thotë se kjo pjesë e historisë së dy vendeve fqinje është frymëzuese për botën e sotme. Zoti Anan, që e bëri këtë deklaratë për një gazetë suedeze, tha se 100-vjetori i pavarësisë ishte një moment i mirë për të punuar së bashku për kauzën e paqes, duke theksuar rëndësinë që ka kompromisi në rastin kur dy palë janë në konflikt. Në vitin 1905, Norvegjia gëzonte një farë autonomie, por mbreti dhe hartuesit e politikave drejtonin nga Suedia. Kur parlamenti norvegjez vendosi për të mos e përfillur mbretin, forcat mbretërore suedeze bënë thirrje për ndërhyrje të armatosur. Norvegjia nga ana e saj u kundërpërgjigj me përforcimin e mbrojtjes, por megjithë ndjenjat e forta nacionaliste fitoi demokracia.