"Human Rights Uatch": Uzbekistan, ishte masakër
08/06/2005 Organizata për të drejtat e njeriut, "Human Rights Uatch" e ka cilësuar masakër, dhunën e forcave policore kundër demonstruesve në Uzbekistan. Në një raport të paraqitur në Moskë, Human Rights Uatch ngre zërin, se plumbat ndaj demonstruesve të paarmatosur nuk kanë qenë të justifikuara. Raporti me titull "Plumbat ranë si shiu" bazohet në dëshmitë e 50 dëshmitarëve. Nga vënia në përdorim e armëve më 13 maj në Uzbekistan, kanë humbur jetën, sipas burimeve të pavaruara, qindra vetë.