Londra: Kushtetuta, një hap përpara
08/06/2005 Qeveria britanike, ka bërë të ditur, se shtyrja e referendumit për kushtetutën nuk do të thotë dhënie fund e kësaj marrëveshjeje. Kryeministri britanik, Toni Blair, e cilësoi kushtetutën evropiane për gazetën "Financial Times" një hap përpara. Pas dështimit të referendumit në Francë dhe Holandë është e nevojshme një debat më serioz mbi drejtimin e ardhshëm të Evropës, vuri në dukje, Blair. Tony Blair ka bërë thirrje për një debat të zgjeruar mbi reformat ekonomike në Bashkimin Evropian.