E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blanc mban punën

Nga Express më 13 maj 2011 në ora 17:06

Selektori i Francës Laurent Blanc do të mban punën e tij pasi është liruar nga faji në skandalin e diskriminimit racor që tronditi futbollin francez. Federata franceze e Futbollit ka njoftuar të premten se “konfirmon besimin ndaj Laurent Blanc”.

Blanc ishte prezent në një takim në nëntor ku anëtarët e Federatës diskutuan idenë për reduktimin e numrit të futbollistëve me shtetësi të dyfishtë në akademitë e të rinjve. Shumica e futbollistëve në fjalë janë me origjinë të zezë ose arabe. “Këshilli i FFF-s ka theksuar se asnjë shenjë diskriminimi nuk është vërejtur”, tha presidenti i FFF-s Fernand Duchaussoy.

Mirëpo, drejtori teknik i Kombëtares franceze Francois Blaquart i cili ishte suspenduar deri në seancën dëgjimore të FFF-s dhe hetimeve të qeverisë, mund të përballet me masa të tjera përfshirë përjashtimin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›