Lennon mbetet në Celtic

Nga Express më 13 maj 2011 në ora 17:15
Menaxheri i Neil Lennon ka theksuar se incidentet si sulmi nga një tifoz në Tynecastle nuk do të detyrojnë menaxherin e Celticut të largohet nga klubi skocez.
“Mendoj se tani jemi në një fazë kur do të ulemi për të biseduar me Celticun rreth sigurisë dhe gjithë skenarit të ngjarjeve. Sigurisht se ai është pak i prekur nga ajo që ndodhi por nuk e shoh këtë si diçka që mund ta detyron atë të largohet”, tha Martin Reilly. Lennon u sulmua nga një tifoz i Heartsit gjatë fitores së ekipit të tij me rezultat 3-0.