Schumacher ende i motivuar

Nga Express më 13 maj 2011 në ora 17:08
Michael Schumacher ka mohuar spekulimet rreth të ardhmes së tij pas dëshpërimit në garën për Shpërblimin e Madh të Turqisë dhe insistoi se është ende i “motivuar” për sukses.
Legjenda gjermane pas përfundimit në pozitën e 12-të në Stamboll pranoi se “nuk ndjej më gëzim gjatë garave”. Por, para garës së ardhshme në Spanjë ngasësi i Mercedesit tha: “Nuk isha i kënaqur me fundjavën time në Turqi. Por, ka shenja të përmirësimit në ekip që më udhëheq dhe rrit motivimin”.