E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muntari kthehet në Inter

Nga Express më 13 maj 2011 në ora 17:11

Sunderland ka vendosur të mos e shfrytëzon opsionin për blerjen e mesfushorit të huazuar nga Inter, Sulley Muntari. 26 vjeçari iu bashkua klubit nga Premierliga në janar dhe ka bërë shtatë paraqitje për Black Cats.

“Sulley ka qenë profesionist i madh gjatë kohës së tij këtu. Duam ta falënderojmë për kontributin e tij dhe i urojmë çdo të mirë për të ardhmen”, tha menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce. Ndërsa, menaxheri i Muntarit, Fabien Piveteau theksoi se Sunderland nuk mund të transferonte Muntarin për shkak të pagës së tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›