Buffon befasohet nga fuqia e mbrojtjes

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka lavdëruar repartin defensiv të ekipit pas fitores 4-0 ndaj Romës të dielën, që i ngriti ata në tri pikë epërsi ndaj Milanit, pesë xhiro para fundit në Serie A.
“Kam pranuar vetëm një gol në shtatë ndeshjet e fundit dhe vetëm 15 në 31 takime që kam luajtur”, deklaroi Buffon për mediet italiane.
“Kurrë nuk ka ndodhur më parë, as në vitet kur dominuam si ekip. Fuqia e mbrojtjes është platforma mbi të cilën kemi ndërtuar suksesin tonë”, përfundoi Buffon.