E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muamba nuk e përjashton rikthimin

Mesfushori i Boltonit, Fabrice Muamba beson se është ende herët të thuhet se nëse do të jetë në gjendje të kthehet sërish të luajë futboll, derisa vazhdon rikuperimin nga sulmi kardiak.

Zemra e Muambas u ndal së rrahuri për 78 minuta pas rrëzimit të tij në fushë gjatë ndeshjes kundër Tottenhamit më 17 mars. Por, ai doli nga spitali javën e kaluar.

“Është shumë herët të them nëse do të kthehem të luaj sërish si futbollist në nivelin profesional, por kam besim te Zoti, andaj pse jo? Nëse kam mundur të kthehem nga vdekja, ndoshta mund të arrij gjithçka”, deklaroi Muamba për The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›