E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrahje mes tifozëve në El Clasico (video)

Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit, të shtunën, nuk kaloi pa eksese. Në një tribunë të stadiumit Nou Camp shpërtheu një rrahje mes tifozëve vendas dhe një përkrahësi të vetmuar të Realit.

Në mesin e turmës së tifozëve të Barcelonës u gjend një ‘madrilen’. Kjo nuk kaloi pa u vërejtur dhe gjatë lojës erdhi deri te përplasja.

Tifozi i Realit u tregua trim dhe nuk u tërhoq por dhuroi grushte ndaj kundërshtarëve, e në fund u largua nga tribuna.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›