E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emery braktis Valencian

Unai Emery ka njoftuar futbollistët e tij se nuk do të qëndrojë në Valencia dhe do të largohet nga klubi gjatë verës, pas katër viteve në detyrë.

E përditshmja sportive spanjolle AS ka njoftuar të hënën se Emery ua ka dhënë lajmin futbollistëve të tij pas humbjes nga Atletico Madridi në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Europa League të enjten.

“Shpresoj të fitojmë një trofe dhe të kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve. Sido që të jetë, unë nuk do të jem këtu sezonin e ardhshëm”, citohet të ketë thënë Emery, sipas AS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›