PSG ringjall interesimin për Paton

Trajneri i Paris St Germainit, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se gjiganti nga Ligue 1 do të vazhdojë të ndjek sulmuesin e Milanit, Alexandre Pato, pas rihapjes së afatit kalimtar gjatë verës.
Pato, do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit në Serie A për shkak të një lëndimi, por braziliani mbetet objektiv i Ancelottit.
“Pato ishte objektiv i yni në janar dhe mbetet i tillë për të ardhmen”, deklaroi Ancelotti për Rai Sport. Kontrata e Patos me Milanin skadon më 2014 por spekulohet se ky është viti i tij i fundit në San Siro.