Blanc s’ka biseduar me Interin

Selektori i Francës, Laurent Blanc, nuk ka zhvilluar bisedime rreth mundësisë së angazhimit të tij në postin e trajnerit të ri të Interit, ka njoftuar menaxheri i tij Jean-Pierre Bernes.
Blanc, i cili pas Euro 2012 do të largohet nga posti i selektorit të Francës, është njëri prej kandidatëve për pasardhës të Claudio Ranierit në bankinën e Nerazzurrëve. Por, ai ende nuk ka diskutuar me përfaqësues të klubit italian.
“Nuk ka biseduar me Interin. Këto spekulime janë ngjallur vetëm për shkak se Blanc pas Evropianit nuk do të jetë më selektor i Francës”, tha Bernes për radio RMC.