E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anzhi kërkon Turanin

Anzhi Makhachkala ka identifikuar mesfushorin ofensiv të Atletico Madridit, Arda Turan si përforcimin e radhës. Reprezentuesi turk erdhi në Vicente Calderon verën e kaluar dhe ka dëmshpërblim prej 24 milionë eurosh.

Mirëpo, sipas të përditshmes turke Milliyet, Anzhi është i gatshëm të paguajë atë duke i përgatitur atij kontratë me vlerë prej 7.5 milionë eurosh në vit.

Turan u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit turk, kur Atletico i pagoi Galatasarayt plot 12 milionë euro dhe bonuse për transferimin e tij në Madrid në gusht të vitit të kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›