E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç e do Real Madridin

E përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport ka njoftuar të premten se sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç synon të transferohet në Real Madrid.

Ylli suedez ka rënë në konflikt me trajnerin Massimiliano Allegri pas humbjes 3-0 nga Arsenali, kur u ankua se ishte aktivizuar në pozitë të gabuar.

30 vjeçari thuhet se ka filluar të mendojë për një përvojë të re dhe do të pëlqente të kalonte në Real Madrid, nëse Jose Mourinho vazhdon të jetë në krye të gjigantit spanjoll. Ibrahimoviç dhe Mourinho punuan së bashku në Inter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›